Një sasi lënde plasëse iu vendos makinës tip ‘Audi’ në pronësi të kreut të PD-së në Vaun e Dejes, Benard Ndreca. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:10 të mëngjesit, në momentin që Ndreca po hipte në automjet. Fatmirësisht nga ngjarja kreu i PD-së në Vaun e Dejës nuk ka mbetur i lënduar, por ka vetëm dëme materiale.

Ndërkaq sipas Euronews Albania, Ndreca në deklarimet paraprake është shprehur se nuk ka konflikte të mëparshme me askënd, ndaj dyshimet e vetme lidhen me fillimin e fushatës elektorale.

Aktualisht në afërsi të banesës së tij ndodhen forca të shumta të policisë, por edhe drejtues të grupit të PD të drejtuar nga Sali Berisha, si kandidati për kryetar bashkie i kësaj force, zoti Zef Hila gjithashtu ndodhet edhe deputetja Greta Bardeli.