Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Policia njofton se V. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë jashtë banesës dhe gjatë kontrollit iu gjet një sasi e vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në njoftimin e sotëm, blutë e Tiranës bëjnë me dije gjithashtu se kanë arrestuar edhe 2 persona të kapur në gjendje të dehur në timon.
“- U. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë manovra të gabuara me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur; – M. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.





