Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dënoi sot atentatin me tritol ndaj kryetarit të Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Në një deklaratë për shtyp Begaj tha se, “mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës”.
“Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu”, tha Begaj.
Presidenti Begaj u shpreh se, “nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”.
Mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës iu vendos tritol makinës së kreut të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Benard Ndreca.