Ish-drejtori i përgjithshëm i Juves, Luçiano Moxhi, i cili dihet se ka një lidhje të fortë me të gjithë ish-futbollistët që ka bashkëpunuar në radhët e bardhezinjve për shumë vite, ka lëshuar një lajm që mund të jetë një bombë merkatoje, në varësi sesi përfundon ky sezon.

Kryefjala quhet “Antonio Konte”, i cili pas largimit nga Totenhemi mund të rikthehet në Itali, por Moxhi e ka edhe emrin e skuadrës së radhës:

“Tek Interi u largua si fitues, ndaj nuk mendoj se kthehet më. Edhe Juvja është pistë e rrezikshme për momentin, ndaj nëse Milani e mbyll me Piolin, jam i bindur që firmos me kuqezinjtë”.