Ish-shefi i krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi është dënuar me 3.6 vite burgim nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Palushi u shpall fajtor për korrupsion pasiv. Përpos dënimit me burg, ai është ndaluar që të ushtrojë funksione publike për 5 vite.
Leonard Palushi u vu në pranga pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Palushi akuzohet nga SPAK se ka përfituar një makinë tip “Benz” nga Erjon Alibej, personazh i njohur i botës së krimit në Elbasan, tashmë i arrestuar për dy vrasje në këtë qytet.
SPAK thotë se Palushi ndihmoi Alibejn të devijonte hetimet për njërën nga vrasjet, duke implikuar persona të tjerë.





