Një temperaturë sipërfaqësore prej 70°C në stolat e një stadiumi tingëllon si fantashkencë, por është thjesht fizikë!
Ndërsa temperatura e ajrit mund të jetë rreth 35°C – 40°C, stolat e plastikës veprojnë si magnet për rrezatimin diellor. Kur qëndrojnë me orë të tëra nën diell direkt pa hije, ata thithin dhe bllokojnë nxehtësinë, duke u kthyer në një rrezik real për djegie të lëkurës. Ky “ferr” diellor ka vënë në alarm organizatorët para sfidës Paraguaj-Francë (#PARFRA), të cilët janë detyruar të gjejnë zgjidhje urgjente për ftohjen e zonave të tifozëve.





