Në prag të sfidave të para në play-in, NBA ka bërë bilancin e sezonit të rregullt. Dhe ajo që bie menjëherë në sy është rekordi i tifozëve, teksa janë regjistruar 22.234.502. Kurrë më parë NBA nuk kishte pasur kaq shumë tifozë, me një mesatare prej 18.077 spektatorësh për ndeshje.Në total, në 791 ndeshje janë shitur të gjitha biletat, një tjetër rekord që vendosi sezoni i rregullt. Stadiumet kanë patur mesatarisht 97% të tifozëve, çka tregon për interesin e madh që kanë tifozët për basketbollin në Amerikë.

Këtë sezon, LeBron James vendosi rekordin e pikëve të shënuara në NBA, duke kaluar legjendën Karim Abdul-Jabbar. Ky është sezoni i parë që dy lojtarë realizojnë mbi 70 pikë, Damian Lillard dhe Donovan Mitchell, që realizuan secili nga 71 pikë, duke u futur në listën e 10 basketbollistëve që kanë shënuar më shumë pikë për një ndeshje.Gjithashtu, këtë sezon të rregullt është regjistruar edhe përqindja më e mirë e realizimit nga vija e gjuajtjeve të lira: 78.2%. Të mërkurën do të luhen dy ndeshjet e para të play-in, Miami-Atlanta në Lindje dhe Los Angeles Lakers-Minesotta në Perëndim.