Belind Këlliçi, i cili garon për bashkinë e Tiranës nën siglën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, garantoi banorët e Njësisë 5 në kryeqytet se prona e tyre nuk do të preket dhe se asnjë pallat mbi 50 vjet nuk do të shembet në kryeqytet.

“Me Belind Këlliçin pas 14 “Majit asnjë godinë mbi 50 vite nuk do të shembet, shtëpia e asnjë qytetari nuk do të preket. Ma dëgjoni mirë: nuk kemi nevojë ne të prishim pallatet “Agimi” për të ndërtuar pallatet Erioni. Është shumë e thjeshtë, nëse ka nevojë, unë do të ngre një grup auditi, ku do të ketë përfaqësues të banorëve në atë grup, dhe akt ekspertizat nuk do t`i bëjë më sipas qejfit Erion Veliaj apo klientela, por do të jenë vetë banorët që do të njihen me situatën në pallatet e tyre”.

Ndryshe nga rivali i tij që tha se ka betonizuar Tiranën, Këlliçi premtoi shtimin e hapësirave të gjelbërta.

“Ky është një qytet që është i varur në mënyrë të frikshme nga sasia e betoni dhe llaçit që hidhet në ditë. Premtimi që i ka shfazuar, premtimi që unë kam dhënë për ndërtimin e 500 oazeve të gjelbërta, vendpushimeve të gjelbërta për qytetarët dhe qytetin brenda 4 viteve të para”.

Me banorët e Njësisë 5, Këlliçi ndau edhe programin e tij për transportin publik falas, si dhe uljen dhe zerimin e disa taksave e tarifave vendore për biznesin e vogël.