Partia Socialiste ka çelur pasditen e sotme fushatën elektorale.
Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se pa Partinë Socialiste vendi nuk do të ishte transormuar dhe nuk do të ishin ndëramrrë reformat, sipas tij të dhimbshme që i dhanë formë shtetit shqiptar.
Rama: Zgjedhjet kanë shumë më tepër rëndësi për një vend, se sa çfarë gabimisht mendojnë shumë prej zgjedhësve duke mos e ushtruar të drejtën e tyre. Sa shumë punë nuk do ishin bërë pa votën për PS dhe sa shumë dëme do ishin shmangur pa votën për ata të tjerët. Asnjë nga qytetet nuk do ishte transformuar sot siç është transformuar pa votat për PS. Mjafon të shikoni Shkodrën. Vota kundër Ps në Shkodër ka krijuar një pashallëk mediokriteti dhe hajdutlëkku të një force politike e cila duke drejtuar vetëm mbrapsht e ka katandisur kryeqendrën e vendit në shëmbëlltyrën e papastërtis. Pa PS nuk do ishin kryer ato reforta të dhimbshme që pak nga pak sot po i japin formë një shteti të ri.
Rritja historike e pagave është frut i mundimit, sipas kreut të qeverisë, dhe kjo rritje është fillimi i një kapitulli të ri.
Rama: Vota për të tjerët ka sjellë më shumë dëme se sa të mira, madje dëme tejet serioze dhe të pariparueshme. Dhe ne nuk e kemi bërë mirë cdo gjë. Kemi bërë dhe ne gjëra për të cilat nuk jemi krenarë, por asgjë me dëm serioz për shqiptarët. Ne nuk jemi pajtuar asnjëherë me gabimet tona. Bilanci ynë është pozitiv në raport me të gjitha kontratat tona zgjedhore. Ne jemi padyshim fuqia e ndryshimit në këtë vend.