Diplomati amerikan, Gabriel Escobar ka vizituar ditën e sotme Tiranën, vetëm pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës për zgjedhjet lokale të “14 Majit”.
Ditën e sotme ai zhvilloi një takim me kryeministrin, Edi Rama dhe Presidentin, Bajram Begaj, ndërsa ditën e nesërme do të takojë opozitën e vendit, përfshirë Ilir Metën, por jo Sali Berishën.
Pas dy takimeve të sotme, Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar duke thënë se vizita e Escobar nënvizon rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR.
Postimi i plotë:
“Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me Presidentin Begaj, kryeministrin Rama, ministren e Jashtme Xhaçka dhe drejtues të tjerë. Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligji dhe të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për prioritetet rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës.”– thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Twitter.
1/3 Gabriel Escobar, U.S. Deputy Assistant Secretary for European Affairs and Special Representative for the Western Balkans, arrived in Tirana today for meetings with President Begaj, Prime Minister Rama, Foreign Minister Xhacka, and other leaders. pic.twitter.com/xg6mtPHp6n
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 11, 2023