Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në fjalën e tij në ka lëshuar akuza në drejtim të mazhorancës, ndërsa theksoi se janë gati që të taksojnë jo vetëm hirrën, por dhe frymën e shqiptarëve.

Nga Kuvendi ai tha se ekonomia shqiptare është në ditët e saj më të zeza.

“Faleminderit zonja kryetare për këshillën dhe si nxënës të klasës së parë do i kemi parasysh. Pyetje kam për maxhorancën: Pse e vutë taksën e hirrës ju para një viti? Ju nuk lini gjë pa rënë në tokë, edhe hirrën, dhe frymën e taksoni.

Nuk jemi kundër të hiqet kjo taksë. Po hiqni taksën për karburantet, hiqni taksën për fermerët, që po vuajnë çdo ditë. A ishin këtu në 23 dhjetor për rialokimin e fondit që kishte ngelur dhe kërkuam që t’ja jepnit fermerëve. Banka Botërore, FMN e radhisin Shqipërisë si vendi më i varfër deri në 2028-ën.

Më gjeni një raport që ju të keni diçka pozitive. Ekonomia shqiptare është në ditët e saj më të këqija. Rrugët që keni marrë është e gabuar. Atë rritjen e pagës po e bëni tani për fushatë. Rreni, mashtroni për fushatë. Por kishit kohë para disa vitesh.

Është për të ardhur keq. S’ka për të pasur parlament deri në fushatë, se e keni mendjen te zgjedhja. Jo mo jo, duhet të bëhet seancë çdo javë. Mos e mbyllni parlamentin, pasi parlamenti nuk duhet të ndërpresë punimet me rregullore.”, tha Sula.