Zyrtarizohen kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Kandidatët janë: Fatjona Memçaj prokurore në Eurojust në mandatin e dytë; Arta Marku ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme; Ylli Pjetërnika, prokurorja e Tiranës Rovena Bozo; dhe prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi.
Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi më herët ka dorëzuar kandidaturën, por më pas është tërhequr.
Gara për prokuror të përgjithshëm u hap nga KLP, pasi në muajin dhjetor i përfundon mandati prokurorit të përgjithshëm, z. Olsian Çela.





