Juventusi fitoi me rezultatin 1 – 0 takimin e parë çerekfinal ndaj Sportingut të Lisbonës në Europa Ligë. Humbje 1 – 0 e ekipit tjetër italian, Romës në fushën e Fejnordit.
Mançester Junajtid e mbylli me rezultatin 2 – 2 sfidën me Sevijan, ndërsa Rojal Union barazoi 1 – 1 me Bajer Leverkusenin. Këto rezultate nuk janë të sigurta dhe mbeten ndeshjet e kthimit për të vendosur gjysmëfinalistët.





