Disa qytetarë gjermanë kanë ngritur padi civile kundër prodhuesve të vaksinave kundër Covid-19 në të gjithë vendin.
Avokatët thonë se klientët e tyre ankohen se janë dëmtuar nga vaksinimi kundër koronavitusit. 185 paditë civile drejtohen kundër të katër prodhuesve kryesorë të vaksinave si: BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Sipas medieve të huaja gjyqi i parë duhet të nisë më 28 prill në Gjykatën Rajonale të Frankfurtit. I pandehuri është prodhuesi i vaksinave me bazë në Mainz, BioNTech.
Paditësja është një grua që pretendon se ka pësuar dëmtime në zemër, si pasojë e vaksinimit kundër Covid 19, e cila punon edhe vetë në një profesion mjekësor.





