Me sloganin “Ndryshimi në duart e tua”, opozita nisi sot zyrtarisht rrugëtimin drejt zgjedhjeve të 14 Majit. Në stadiumin “Air Albania” zhvillohet mitingu hapës.

Përveç simpatizantëve, të pranishëm në stadium janë 61 kandidatët për kryetarë bashkie dhe kandidatët e këshillave bashkiakë. Të pranishëm janë edhe Kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mitingu nisi me prezantimin e të gjithë kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.