Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ndal sot në qytetin e Lezhës, ku zhvilloi një takim me të rinjtë atje.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Meta thotë se 14 maji do të jetë ditë fitoreje për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, me kandidatin Pashk Gjoni.
“Lezha nuk është vetëm e 2 Marsit dhe e historisë, por do të jetë më 14 Maj, Lezha e Rinisë! Bashkë Fitojmë!”, shprehet Meta.