Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje në mesnatë për heqjen e apandesitit. Zyra e shtypit njofton se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kreu i qeverisë u diagnostikua me apandesit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Sipas zyrës së shtypit, ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mirë.