Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka qenë e pranishme në premierën e komedisë së Molierit “Borgjezi fisnik”, e cila u shfaq në teatrin “Aleksandër Moisiu” mbrëmjen e së dielës.

“Ndoqa me kënaqësi një shfaqje teatrore me mjaft vlera.

“Borgjezi fisnik”, një ndër komeditë më të njohura të Molierit, erdhi premierë në skenën e teatrit të Durrësit në një moment të veçantë, në vitin e 70-të të themelimit të teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Një shfaqje e magjishme e trupës së teatrit të qytetit tonë si dhe emrave të tjerë njohur të skenës shqiptare që u mireprit nga artdashësit e shumtë”,- shkruan Sako në rrjete sociale.

Ndërkohë, regjisorja Driada Dervishi një falenderim të veçantë rezervoi për kryetaren e bashkisë për ndihmën e madhe dhënë nga ajo për realizimin e kësaj komedie mjaft impenjative, pasi ndërthuren shume zhanre.