Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, se po shpif kundër tij, për të tërhequr vëmendjen nga situata e koronavirusit.
Në një postim në Twitter Rama thotë se nuk fshihet pas asnjë komiteti dhe thekson se Basha ka shpikur “komitete” për të “vrarë” çunin e Fahriut.
Statusi i Ramës:
Lulëzim unë nuk fshihem pas asnjë komiteti, po ty të kuptoj se ti i bën komitetet për t’u fshehur siç bëre komitetin për të “vrarë” çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit! Dhe në fund vrave PD varrose Komitetin dhe hëngre shpullën e Saliut!





