Besart Kadia do të jetë pjesë e qeverisë aktuale të udhëhequr nga PS. Ai është emëruar zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe do të jetë zëvendës i Anila Denajt.

Kadia ka qenë pjesë e PD, pasi ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar si dhe është në skuadrën e Koordinatorëve Kombëtarë të selisë blu.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj lëvizjeje të papritur të Kadias nga e opozita te qeveria. Ai madje vijon të mbajë ende detyrën e koordinatorit në PD si dhe përfaqëson Sekretariatin e ”Sipërmarrjes së Lirë” brenda selisë blu.