Mbrëmje perfekte për Liverpoolin që arrin të fitojë në “Elland Road” me një rezultat tenistik një ndeshje që dukej e komplikuar për situatën e vështirë që po kalon skuadra e Jurgen Klopp.
Golin e parë e gjeti Gakpo pas asistit të Alexander-Arnold, ndërsa Salah pak minuta më pas shënoi me të majtën duke u bërë lojtari më më shumë gola në historinë e Premier të shënuar pikërisht me këtë këmbë.
Diogo Jota shënoi gjithashtu një gol duke i dhënë fund shterpësisë prej 33 ndeshjesh. Në pjesën e dytë, Salah dhe Jota e çuan në 5 numrin e golave të Liverpool që e mbylli mbrëmjen me realizimin e Darwin Nunez.
Me këtë fitore, “The Reds” ngjiten në kuotën 47 me 9 pikë më pak se Newcastle i vendit të katërt 8 javë nga fundi i Premier League.





