Producentja e ‘Big Brother VIP’, Sara Hoxha ka reguar sot për herë të parë dhesiç thotë ajo të fundit, lidhur me mesazhet e kërcënimeve, ofendimeve e mallkimeve që stafi i këtij formati merr. Shkak për këtë reagim, u bë një mesazh i mbërritura në inbox-in e saj në Instagram, të cilin Sara e ka shpërndarë edhe me ndjekësit e saj.
Mesazhi në fjalë, mallkonte Sarën, familjarët e saj si dhe Arbanën.
Sara shkruan se e gjitha është një shfaqje televizive dje bëhet në kuadër të lojës, një shprehje shumë e famshme kjo e këtij viti.
“Gëzuar Ramazanin të gjithëve. Teksa vijmë në përfundimin e këtij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashtu edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë, kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyemi cdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithcka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të këndshëm!”, ka shkruar Sara.