Objektivi i Milanit në kampionat, mbetet kualifikimi për në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Paraqitjet që kuqezinjtë kanë bërë këtë sezon, ende nuk i garantojnë asgjë, teksa nga pjesëmarrja do të varet edhe merkatoja e tyre.

Sipas “Tuttosport”, Milani është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri dhe emri i parë në listë është ai i Folarin Balogun. Sulmuesi që aktivizohet me Stade Reims në kampionatin francez, ka një vlerë që arrin në 35 milionë euro dhe diçka të tillë, kuqezinjtë do t’ia lejonin vetes në rast kualifikimi. 18 gola të shënuar dhe 3 asiste në 30 ndeshje të zhvuilluara, kanë zgjuar interesin e klubit të Milanit për 21-vjeçarin. Sulmuesi anglez është një prodhim i akademisë së Arsenalit.