Interi ka rinisur stërvitjen sot pas ndeshjes së fituar në fushën e Empolit. Siç raporton Sky Sport, për nerazzurrët sot vetëm punë e lehtë, duke patur parasysh lodhjen nga sfida e fundjavës.

Ka mundësi që Romelu Lukaku, autori i dopietës që i mundësoi skuadrës të mposhtte toskanët, të konfirmohet sërish nga minuta e parë në Kupën e Italisë ndaj Juventusit. Simone Inzaghi do të vendosë nesër formacionin, pasi i duhet edhe pak kohë për të parë situatën e disa lojtarëve të vvecantë.

Tekniku i zikaltërve, Inzaghi beson shumë te forca fizike e Lukakut, çka mund të jetë pikërisht kjo gjë që do bëjë diferencën ndaj “Zonjës së Vjetër”.