Gjatë komunikimit me gazetarët, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u pyet nëse është e vërtetë që në spitalet Covid në vend, pacientët qëndrojnë me orë të tëra në dhomë me personat që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.
Manastirliu tha se për këtë çështje, përgjigjja duhet të merret nga strukturat e spitaleve.
“Sa i përket pyetjes nëse qëndrojnë në dhomë, besoj që kjo është një përgjigje që duhet të merret nga strukturat e spitaleve dhe besoj që çështje të cilat janë në një hetim nga organet përkatëse ne duhet të kemi të gjithë durimin për të pritur konkluzionet e këtyre hetimeve.”





