Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe naftëtarëve, ku këta të fundit do të marrin mbështetje financiare.

Teksa publikon një video në Facebook, Alibeaj shkruan se historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën, ndërsa shton se ai di vetëm të gënjejë.

POSTIMI I ALIBEAJT

Historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën.

Edi Rama di vetëm të gënjejë!

Një gënjeshtër sot, një gënjështër mot, ka kaq vite që u bën naftëtarëve premtime boshe. “U mbars mali e polli një mi” – është thënia që i rri më mirë Edi Ramës, sepse edhe kësaj here asgjë nuk ka për të ndodhur. Naftëtarët do të vuajnë, nafta do të vidhet.

Ndiqeni videon! Aty është fytyra e një kryeministri të pafytyrë që tallet me bukën e gojës të qindra familjeve. Thotë të njëjtat gënjeshtra që të shtyjë edhe një ditë tjetër në karrige. Ajo është e vetmja gjë që i intereson. Njerëzit nuk i ka patur dhe nuk i ka në llogari.