Kryerministri Edi Rama ka reaguar pasi naftëtarët e Ballshit kanë pranuar ofertën e qeverisë për mbështetje financiare.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë njofton se do të takohet përsëri me naftëtarët për të kaluar sa më parë në veprim.
“Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do të takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim #SiNjëFamilje”, shkruan Rama.





