Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se takimi i sotëm në Bruksel, në kuadër të dialogut do të ketë rëndësi të veçantë.

Lajçak ka thënë se është takuar me kryeministrin Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Delphi, për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd më 2 maj.

Në qendër të diskutimeve në takimit do të jetë çështja e të pagjeturve si dhe ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nga Forumi Ekonomik i Delfit në Greqi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka këmbëngulur se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Srpskas në veri të Kosovës. Kurti tha se është në dijeni se do pritet të prezantohet draft-statuti i Asociacionit, por thekson se ende nuk ka asnjë informacion konkret.