Situata e ndodhur së fundmi mes Mesit dhe PSG-së, bën në një farë mënyre të buzëqeshë Barcelonën pasi është duke pritur për shërbimet e argjentinasit. Në lidhje me këtë, shpesh herë është pyetur në intervista edhe Ksavi, por ky i fundit është shmangur.
Së fundmi, Ksavi u shpreh se nuk e ka të qartë atë që ka ndodhur mes Mesit dhe PSG-së, ndërkohë që shtoi se ka shumë punë të tjera me të cilat duhet të merret, para se të merret me PSG-në. “Situata e Mesit me PSG-në? Nuk di se çfarë të them. Aktualisht jam shumë i zënë këtu dhe nuk kam kohë që të jap një mendim e të merrem me klube të tjera apo lojtarë të tjerë. Në lidhje me çështjen e Mesit, nuk e di çfarë të them sepse nuk di çfarë ka ndodhur që të jap një mendim”, u shpreh Ksavi.





