Shfaqi shqetësime dhe komplikacione shëndetësore ne mjediset e burgut të Fierit, ndërron jetë rrugës për në spital një 52- vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në burgun e Fierit dhe dyshohet që shkak i vdekjes ka qenë një infarkt.

Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor dhe i ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital.

52-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Fierit.