Arrestohet tifozi i Arsenalit që drejtoi lazerin në fytyrën e Mikhail Mudryk në fundin e ndeshjes derbi mes Arsenal-it dhe Chelsea-t, e vlefshme për javën e 34*t të Premier League.
Ukrainiasi hyri në fushë në minutën e ’71-të, por nuk arriti të linte gjurmë në këtë sfidë edhe pse prania e tij në fushë bëri zhurmë për lazerin e drejtuar në fytyrë nga një tifoz në shkallët e “Fly Emirates”.
Mbështetësit e Arsenalit nuk ia falën asnjëherë vendimin për të zgjedhur Chelsean dhe jo skuadrën e tyre, duke e sulmuar gjatë gjithë kohës madje edhe me lazerin që u projektua disa herë në fytyrën e mister 90 milionëshit.
Policia bën me dije se tifozi është arrestuar dhe tashmë rrezikon një përjashtim shumë të gjatë nga stadiumet në të gjithë Britaninë e Madhe.





