Pronarët e një biznesi të makinave me qira në Lushnje kanë denoncuar zhdukjen e një automjeti.
Sipas tyre, një klient mori një automjet me qira, por nuk ia ktheu më. Përballë kësaj situate ata e denoncuan rastin në polici. 28-vjeçari i akuzuar është shpallur në kërkim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin V. H., 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka marrë me qira 1 automjet në Lushnje dhe nuk e ka kthyer më. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit”, thuhet në një njoftim të shkurtër të policisë për rastin.





