21-vjeçari i cili vrau 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë në Serbi është vënë në pranga në afërsi të Kragujevcit.
Sulmi ka ndodhur në mesnatë në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit, kur një i ri filloi të qëllonte nga një veturë në lëvizje me pushkë automatike dhe më pas ka qëlluar edhe në fshatin Malo Orašje dhe Šepshin.
Rreth 600 pjesëtarë të njësive speciale të policisë ishin në kërkim të të riut dhe sot në mëngjes, rreth orës pesë, filluan kontrollin fizik të fshatrave përreth Mlladenovcit.
21-vjeçari dyshohet se mbrëmë vonë pas një debati, ka vrarë me automatik një punonjës policie dhe motrën e tij dhe më pas ka vazhduar të qëllojë rastësisht.
Sulmi i armatosur në Dubonë, është krimi i dytë masiv në tre ditët e fundit.
Ministri i Punëve të Brendshme Bratislav Gashiç u shpreh se ishte një sulm terrorist.