Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Devoll këtë të premte. Një makinë doli nga rruga në aksin Kapshticë-Bilisht e për pasojë mbeti i plagosur shoferi i mjetit, me iniciale A.Ç, si dhe pasagjeri 23-vjeçar që udhëtonte me të.

Nga informacionet mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

“Sot në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, shtetasi A. Ç., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi A. Ç., dhe shtetasi Dh. Ç., rreth 23 vjeç, pasagjer në automjet, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit“, tha policia në një njoftim për mediat.