Çfarë e ardhme e pret Sergio Busquets? Prej disa kohësh ka pasur interesim për legjendën e Barcelonës nga MLS, por synimi i tij duket se është të qëndrojë në La Liga edhe për një vit.
Megjithatë, për ta zbuluar, do të duhet të presim të paktën 14 majin e ardhshëm, data e parë e mundshme që Barça të kurorëzohet kampione e Spanjës. Vetëm pas fitimit të titullit kapiteni i Blaugranas do të zbulojë për të gjithë zgjedhjen e tij.
34-vjeçari ka dhënë një kontribut të çmuar për klubin nga Camp Nou. Gjatë gjithë këtyre viteve, Busquets ka luajtur çdo sezon mbi 30 ndeshje sezonale.





