Kryeopozitari Lulzim Basha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama i kërkoi që të përgjigjej për dosjen e Dick Marty për “Shtëpinë e Verdhë”.
Basha shkruan në Twitter, se Rama po bën zëdhënësin e Beogradit.
“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë.”





