Pas pyetjes publike të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se pse qeveria nuk hap spitalin COVID 4, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë i sugjeroi Bashës që mos të fshihej pas COVID-it, ndërsa shkruan:
“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë! E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”





