“I fshehur pas divanit i tmerruar dhe duke u dridhur”, në këtë gjendje e kanë gjetur karabinierët djalin 5-vjeçar që arriti t’i shpëtonte masakrës së të atit.

Sipas mediave italiane, ai u fsheh pas divanit në dhomën e ndenjes, ndërsa babai i tij goditi për vdekje motrën e tij Xhesikën, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj. Kështu djali 5-vjeçar arriti t’i shpëtonte masakrës së Torremaggiore ku babai i tij, një bukëpjekës 45-vjeçar vrau italianin Massimo De Santis, të cilin ai besonte se ishte i dashuri i gruas së tij dhe vajzës 16-vjeçare.

Kur karabinierët hynë në shtëpi, e gjetën fëmijën ende të fshehur, të dridhur dhe të tmerruar. Ata e qetësuan dhe më pas ia dorëzuan xhaxhallarëve të tij. Ushtarakët shprehen të bindur se në momentin e arrestimit babai ishte në kërkim të djalit të tij, detaj që del edhe nga videoja e tmerrshme që vrasësi ka xhiruar pas vrasjes së dyfishtë.

Ndërkohë, të palëvizshme mbeten kushtet e bashkëshortes së Malajt, Teftës 39-vjeçares shqiptare, e cila herë pas here punonte si kujdestare për të ndihmuar financiarisht familjen. Ajo është ende e shtruar në spital me gjashtë plagë me thikë midis barkut dhe gjoksit.

Malaj dhe Tefta janë prej 20 vitesh në Itali dhe prej 17 vitesh ishin të martuar.

Në arkivat e policisë nuk ka asnjë denoncim për abuzim në familje.

“Nuk i kemi dëgjuar kurrë duke u grindur” – thotë një fqinj.

Gruaja gjatë ditës do të dëgjohet nga hetuesit me synimin për të zbardhur ngjarjen dhe për të treguar për lidhjen jashtëmartesore për të cilën e akuzonte i shoqi.

Në fshat thuhet se gruaja “nuk dilte shumë” dhe se ishte gjithmonë “në shoqërinë e burrit”.

Taulat Malaj ishte punësuar në një furrë buke Torremaggiore që nga Krishtlindjet. Kolegët e tij e përshkruajnë atë si një djalë punëtor, i përkushtuar ndaj familjes së tij.