Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj shprehet e pikëlluar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur tetovar, Prof. Latif Ajrullai, me familjen e të cilit kishte një lidhje të fortë miqësie, duke ju referuar atij si vëlla.
Ajrullai, i cili ishte bashkëshorti i poetes Rita Petro, u shua në kulmin e veprimtarisë së tij për shkak të humbjes së betejës me koronavirusin.
POSTIMI I PLOTË
Dy fjalë lamtumire për ty vëllaçko!
Ra ky mort dhe unë sot dua të shkruaj dy fjalë shpirti për ty! Mbrëmë terë natën nuk kam mbyllur sytë! Një telefon i Ritës më shkundi ka vendi kur më shkroi. “Nora , më iku Latoja .. Vëllain tënd ma mori Corona “
Telefoni më ra nga dora dhe nuk munda ta besoj që ky lajmkobi i zi të ishte i vërtetë! Teksa flisja me Ritën, dëgjoja nga ana tjetër e telefonit ngashërimin e saj që nuk kishte të sosur.
E pa besueshme .. Asnjehere nuk mund ta coja në mend që vdekja do t’i qendronte kaq pranę ketij njeriu vital.. Nuk mund ta besoj që i miri Lato , njeriu plotë mirësi dhe vizionari , që beri evucion në botën e teksteve mësimore dhe platformës dixhitale sot po udhëton drejt Parajsës duke na lënë nje trishtim te madh familjarëve të tij , Ritës që sot nuk mund ta kuptojë se Laton nuk e ka në krahë, Dritës , Dritonit , Sofianës , Semelës dhe Erdetës , fëmijëve te tu , që i deshe , nuk i ndave e i ndihmoje pafund , për t’u bërë sa me te bukur e të lumtur jetën , nipave që e adhuronin gjyshin – shok dhe të gjithë ne miqve e mikeshave që e deshëm aq shumë dhe që nuk do ta kemi të lehtë ta përballojmë ikjen e tij oa kthimë .Ti shpirt i motrës ( se une per ty isha motra e madhe ) ishe një njeri fisnik dhe nje njeri vizionarë për jetën. Ke thyer aq shumë tabu dhe ndërtove aq realitete të vërteta , saqë rralle kush mund ti bënte . Së bashku jemi takuar në 2000 dhe për njëzet vjet nuk jemi ndarë. Miqësia jonë , nepermjet Ritës , si mikja e saj me e vecantë u fuqizua aq shumë , saqë ti më quajte motër e madhe dhe unë vëllai që nuk ma kishte berë mamaja .
Ti ke qënë i vetmi burre që Rita i ka kushtuar vargjet lapidar : “ Për atë burrë që di të rroj për një grua dhe për atë burrë që di të vdes për nje grua “
Sa shumë kujtime që kam me ty dhe me Ritën vellacko, nuk di nga t’ja nisë. Më kujtohet që sa shumë u merzitet kur mami më nderroj jetë se e kishit njohur dhe e donit të dy . Sa shumë mesazhe kurajoje më dërguar kur kalova Covidin dhe sa shumë u gëzuat për mua . Po tani cfarë duhet të them unë për ty ??!?? Sot është nje ditë ku dhimbja është ulur kembekryq te miq e tu i miri i motrës . Po tani si ta ngushëllojmë Ritën… Ishte një ikje pa kthim që na hapi nje plagë të madhe .. Nuk me ka pushuar tel nga mesazhet e ngushëllimit për ty . Po prap asgjë nuk më ngushëllon . Prehu në Paqe i miri i motrës e qofsh i Parajsës e engjell mbrojtës për Ritën , femijtë e të gjithë miqtë e tu që të deshë aq shumë .. Une po pi kafen e hidhërimit e bashkë me të po derdh lotët e dhimbjes që na la ikja e papritur .. Mallkuar qoftë ky Covid që po na i merr njerëzit e shtrenjte nje e nga një.. Do na mungosh , por do jesh me ne perherë, se shpirti yt është mes nesh ! Të kam shumepo shumë xhan shpirt i motrës!Pusho në Paqe se tërë jetën e kishe luftë përpjekje për të dhuruar mirësi e dashuri rreth teje ! Sot Ritën e ke plagosur … ketë dhe ti e di. Vetë kjo nuk mund të besohej … Ende më duket si ëndërr… Bekimet e Zotit , qofshë i Parajsës o Latoja yne !





