Një sasi e madhe kokaine u sekuestrua nga policia greke gjatë një aksioni antidrogë. 100 kg kokainë ishin trafikuar përmes një kontejneri të nisur nga vendet e Amerikës Latine dhe mbërriti në Portin e Selanikut.
Policia greke kishte informacion për këtë ngarkesë droge dhe vendosi të mbante nën monitorim kontejnerin për të parë pritësit që do të merrnin kokainën.
Në port shkuan 7 persona me 2 makina për të marrë kokainën. Në këtë moment, agjentët e policisë ndërhynë duke bërë dhe arrestimin në flagrancë të 7 personave.
Këta të fundit kishin marrë 2 makina me qira për të shkuar dhe për të marrë ngarkesën e drogës nga kontejneri i mbërritur nga vendet e Amerikës Latine.
Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti edhe 70 mijë Euro cash.