Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja në Itali, ku një baba shqiptar vrau me thikë kuzhine vajzën e tij 16 vjeçe, fqinjin italian dhe plagosi gruan e tij.
Taulant Malaj akuzohet se vrau vajzën, Xhesikën dhe shtetasin italian Massimo De Santis.
Tefta Malaj, e cila i mbijetoi sulmit me thikë, ndonëse me disa plagë në trup ka folur për News24. Malaj nga shtrati i një spitali tregoi se si nisi ngjarja makabre.
“Ka planifikuar gjithçka. Po. Sepse kam materiale se ai…Ishim duke fjetur të gjithë.”, tha ajo.
A është në punë?
Ai punonte natën. Atë natë ishte pushim. Po flinim të gjithë, nuk e ndjeva që të dilte. Mori djalin të parin, do therte djalin. E ndjeva. I dola djalit për ta shpëtuar. Pastaj më goditi disa herë me thikë në shumë vende.
Sa herë ju goditi?
Se di..Na goditi me thikë, me shkelma dhe na filmonte.
Po vajza?
Dëgjoi zhurmë.. Vajzën se ka dashur. Do i them disa gjëra më tutje. Kur të shërohem do ja nxjerr.
Ke prova dhe fakte?
Po.
A ju mbrojti vajza?
Unë ngela në krevat. Ajo ishte në kuzhinë, shtrirë përtokë. Shkoi dhe i hyri me shkelma dhe thikë. Ajo u ngrit dhe ishte në sallon.
Pse kishin kamera në shtëpi?
Po, për një problem i kishim vënë, na duheshin.