Gjendet në det një trup i dekompozuar, dyshohet për shqiptarin Shkëlqim Hysi.
Informacionet deri tani besojnë se trupi që u gjend ne ujrat detare në ishullin Syros I përkasin shqiptarit 52-vjeçar Shkëlqim Hysi i zhdukur më 9 Prill 2023.
Autoritetet e patrullës detare kanë gjetur një kufomë në dekompozim të avancuar duke lundruar në zonën detare të portit të Siros mesditën e ditës së djeshme ( hënës, 8 maj) . Në vendngjarje ka shkuar një gomone patrulluese e Rojës Bregdetare, e cila me ndihmën e një zhytësi privat ka lokalizuar dhe marrë trupin e pajetë.
Shqetësim në familje ka shkaktuar zbulimi i një trupi në zonën detare të ishullit. Ekuipazhi i varkës që pa gjetjen makabre, njoftoi Autoritetet por nuk u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e saj.
Shkelqim Hysi, 53 vjeç, mbërriti në ishull në orët e para një muaji, të së dielës së 9 prillit dhe pas një telefonate të çuditshme, po atë ditë mori tragetin për t’u kthyer në Pirë, por për arsye të panjohura dhe zbriti në Siros, duke lënë valixhen e tij në traget.
Tashmë Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që kufoma t’i përkasë 53-vjeçarit të zhdukur, i cili u zhduk në orët e para të së dielës, më 9 prill, nga Kos, ku kishte shkuar në punë.
Tashmë pritet të bëhet AND-ja për të pare nëse trupi i përket shqiptarit.