Kryeministri Edi Rama ka dhënë ngushëllimet e tij përmes një mesazhi publik, për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të humorit, Koço Devole.
“LAMTUMIRË I SHTRENJTI KOÇO!
U PREHSH NË PAQE”, shkruan Rama.
Ikona e humorit shqiptar humbi jetën pas betejës me koronavirusin dhe ndodhej prej ditësh i intubuar te spitali Infektiv.





