Në çdo derbi ka polemika. Nuk mund të bënte përjashtim edhe supersfida e mbrëmshme mes Milanit dhe Interit, me zikaltërit që fituan 0-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League.
Episodi më i dyshimtë i sfidës është ai i minutës së 76-të. Krunic godet Bastonin me grusht në bark dhe mbrojtësi italian bie në tokë gjatë zhvillimit të një këndorje. Arbitri ndal lojën por nuk akordon 11-metërsh.
Në moviolën e bërë, thuhet se kemi të bëjmë me penallti dhe karton të kuq për Krunic. Arsyeja? Sipas rregullores, kur nuk ka luftë për topin, nuk mund të godasësh rivalin dhe e dyta, topi ishte në lojë dhe për lojtarin e Milanit duhej karton i kuq dhe natyrisht penallti e pastër.





