Në orët e para të kësaj të premteje është arrestuar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri.
Mësohet se Bejleri është shoqëruar në DVP Vlorë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme rreth orës 00:15, ku edhe ndodhet aktualisht.
Beleri është prangosur dhe dyshohet se akuzohet për shit-blerje votash.
Kujtojmë se kandidati i “BF” në Himarë, Beleri ka qenë ditët e fundit në qendër të akuzave politike, sidomos edhe pas deklaratës se me ardhjen e tij në krye të Bashkisë, do të punojë për helenizimin e Himarës.