Në rradhën e të rinjve eurosocialistë të Shijakut, së fundmi janë bashkuar shumë të rinj me qëllimin e vetëm që të jenë si një dritare për komunitetet ku jetojnë dhe që zëri i tyre të dëgjohet për çdo ide apo problematikë që ata kanë.
Të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist Shijak zhvilluan sot një ekskursion në Sari Salltik Krujë, duke zbatuar të gjitha protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për Covid-19.
Sw bashku me ta ishte edhe kryebashkiaku Elton Arbana, i cili gjatw fjalws sw tij vuri theksin nw rwndwsinw qw i duhet kushtuar zwrit tw tw rinjve.
“Të rinjtë kanë nevojë për përfshirje, duan që zëri i tyre të dëgjohet, kanë nevojë për më shumë aktivizim. Suksesi është një udhëtim. Ne kemi nisur këtë udhëtim drejt 25 Prillit si një forcë politike në krah të qytetarëve”,- u tha Arbana të rinjve anëtarë të FRESSH Shijak.





