Lefter Koka shpreh bindjen se vitin e ardhshëm durrsakët, shijaksit dhe krutanët do të votojnë për t’i dhënë një mandat të tretë qeverisës PS-së dhe kryeministrit Rama.
Në një postim në rrjete sociale, deputeti i zgjedhur në 3 mandate rresht i përfaqësues i LSI-së, por i përjashtuar një vit e gjysëm më parë pas vendimit për mos djegien e mandatit, shprehet “besimplotë se do të sfidojmë çdo vështirësi me energjinë dhe shpirtin e ekipit tonë, për të përfaqësuar shpresën dhe besimin e qytetarëve tanë”.
#PS3 Durrësi , Shijaku dhe Kruja besojnë në misionin tonë. Kontributi i PS për ringritjen ekonomike dhe sociale, pas…
Posted by Lefter Koka on Saturday, November 7, 2020





