Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj, është takuar pasditen e sotme me banorë të zonës së Porto Romanos.
Në një postim në rrjete sociale, Xhaferraj shkruan se banorët e kësaj lagjeje të Durrësit janë “të demtuar e të prekur nga tërmeti dhe pandemia, por mbi të gjitha janë të rrënuar nga Qeveria. Në 7 vite qeverisje të Partisë Socialise në nivelin qendror, por prej vitesh edhe në nivelin lokal, ajo gjendet pranë tyre vetëm për t’u futur dorën në xhep.”
Sipas kreut të PD Durrës, banorëve u mblidhen taksat megjithëse nuk kanë rrugë, ndriçim, pastrim, gjelbërim etj. Xhaferraj u premton banorëve se “programi i Partisë Demokratike përfshin urbanizimin e kësaj zone, jo vetëm me sistemimin dhe shtrimin e rrugëve, por me të gjithë kompleksitetin e tij, duke garantuar të gjitha shërbimet e domosdoshme. Infrakstrukturë rrugore, ndriçim, hapësira të gjelbra, pastrim, si dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët”.
Postimi i plotë:
Nga takimi me banorët në Porto Romano.
Ata janë të demtuar e të prekur nga tërmeti dhe pandemia, por mbi të gjitha janë të rrënuar nga Qeveria. Në 7 vite qeverisje të Partisë Socialise në nivelin qendror, por prej vitesh edhe në nivelin lokal, ajo gjendet pranë tyre vetëm për t’u futur dorën në xhep.
Shkon për t’u marrë taksën e pastrimit, kur nuk ka as rrugë, e jo më pastrim. Shkon për t’u marrë taksën e ndriçimit, kur nuk ka ndriçim. Shkon për t’u marrë taksën e gjelbërimit, kur nuk ka gjelbërim. Të gjitha këto taksa u merren pa u dhënë asnjë shërbim në këmbim. Kjo është një zonë që përmbytet shpesh, ndërkohë shteti me neglizhencën e tij pret që uji të tërhiqet vetë, pa marrë asnjë masë.
Zemërimi i tyre, nëpërkëmbja dhe braktisja nga Qeveria do të marrin fund pas pesë muajsh. Programi i Partisë Demokratike përfshin urbanizimin e kësaj zone, jo vetëm me sistemimin dhe shtrimin e rrugëve, por me të gjithë kompleksitetin e tij, duke garantuar të gjitha shërbimet e domosdoshme. Infrakstrukturë rrugore, ndriçim, hapësira të gjelbra, pastrim, si dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët.





