Presidenti i SHBA, Doland Trump, ka shpërthyer në akuza ndaj organeve të drejtësisë amerikane, teksa rivali i tij, Joe Biden, vijon të jetë në avantazh nga numërimi i deritanishëm i votave të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Në një postim në rrjetet sociale Trump shprehet se Gjykata e Lartë ka shkelur Kushtetutën e SHBA.
“Gjykata e Lartë e Shtetit shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën. Philadelpiha e ka treguar veten në një mënyrë të tmerrshme të paligjshme, dhe…shpresojmë se kjo do të korrigjohet në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, këto votat e ardhura pas Ditës së Zgjedhjeve janë të paligjshme, pikërisht ajo që Presidenti ka thënë. Gjykata e Lartë, në rrethana të jashtëzakonshme, … ka qenë në gjendje të marrë vendime brenda pak ditësh. ” Ken Starr, ish-Këshilltar i Pavarur @Varneyco-“, ka shkruar Trump mes të tjerash.
Ky reagim i ashpër i Trump vjen ndërkohë që u përmbys rezultati në Pensilvani, ku Biden kaloi në avantazh dhe vijon orë pas ore të thellojë diferencën.