Real Madrid rimori vendin e dytë në La Liga pas fitores 1-0 ndaj Getafes, por pati jo pak kritika për mënyrën e lojës, duke akuzuar lojtarët që janë kursyer për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt në Champions të mërkurën në mbrëmje.

Trajneri Carlo Ancelotti ka reaguar menjëherë, duke pohuar se Real Madrid hyn në fushë çdo herë për të fituar dhe ata që luajnë, japin maksimumin.

“Për mua është e rëndësishme që skuadra bëri mirë punën e saj dhe tani mbërrijmë në gjysmëfinalen e kthimit në Champions me të gjithë lojtarët të gatshëm dhe pa probleme. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, i cili ka zbuluar dhe diçka nga plani i tij për të mërkurën.

Në diskutimin se cili do të jetë titullar në mbrojtje Rudiger apo Militao, Ancelotti ka qenë i qartë, duke nënvizuar se gjermani është titullar i padiskutueshëm.

Në këto kushte në krah të Rudiger do të jetë Carvahal në të djathtë, teksa për dy vendet e tjera janë tre lojtarë në garë, Militao, Alaba dhe Camavigna. Ancelotti kërkon trofeun e dytë radhazi në Champions, të tretin me Real Madrid dhe të pestin në total.